
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Korfuz. Mësohet se një shqiptar i cili po vuante dënimin prej kohësh ka vdekur në burg. Sipas informacioneve 35-vjeçari ka humbur jetën 3 ditë më parë, por ngjarja është mundur të mbahet e fshehtë.
Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Shpëtim Zinxhiria, i cili thotë se të afërmit e tij nuk kanë marrë asnjë informacion në lidhje me rrethanat e vdekjes së të riut. Ndërsa shprehet se deri më tani 66 shqiptarë kanë vdekur në burgjet e Greqisë në rrethana misterioze.
“Mjaft më! Shkon ne 66 numri i të vdekurve SHQIPTARË në burgjet e Greqisë. Vdekje qe për nga numri kanë emër dhe mbiemër. ZOTI të vetë dorë… Një 35-vjeçar me iniciale L.B nga Kurbini ka vdekur në burgun e Korfuzit.
Një nga të afërmit e familjes konfirmon se ngjarja ka ndodhur para tre ditësh ku ai është gjetur i pajetë në qelinë e tij. Lidhur me vdekjen e tij nuk asnjë njoftim nga autoritetet si dhe nga mediat vendase” shkruan Zinxhiria në postimin e tij.
Ndërsa mësohet se, trupi i të ndjerit pritet të sillet sot drejt Shqipërisë, ku edhe do t’i bëhen nderimet e fundit nga familja.