E rëndë| Vritet me tritol anëtari i grupit kriminal në qytetin shqiptar

E rëndë| Vritet me tritol anëtari i…

Një atentat i rëndë ka ndodhur në Toloshi të Podgoricës. Mësohet se pas një shpërthimi të një makine me targa të Cetinjes, ka mbetur i vdekur Jasminko Shahoviq, anëtar i grupit kriminal të Skaljar. Sipas “Vijesti”, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 10:00, ndërsa raportohet se nga forca e shpërthimit trupi i viktimës ka dalë nga makina. Nga burime jozyrtare, Shahoviqi mund të jetë vrarë për prishje pazaresh me grupin Kotorri. Mediat kanë bërë të ditur se në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë, prokurorja përgjegjëse për hetimin dhe ekspertiza mjeko-ligjore, të cilët po punojnë për zbardhjen  e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit