E rëndë/ Xhamia shqiptare në Zvicër shet libër ku këshillohet vrasja e dhuna ndaj grave!

E rëndë/ Xhamia shqiptare në Zvicër shet…

Një xhami në Cyrih në profilin e saj në Facebook “xhamia shqiptare” në Seebach të Cyrihut njofton se e ka filluar veprimtarinë në vitin 2002 dhe e quan veten shqiptare.

Mediat në Zvicër njoftojnë se kjo xhami ka një dyqan online, ku mund të blihet një libër i përkthyer nga turqishtja në gjermanisht dhe në të cilin ka paragrafe skandaloze.

Ky dyqan online shet edhe një “ilmihall për gra”, një doracak për gruan myslimane.

Libri me titullin “Ilmihal für Frauen” është përkthyer nga turqishtja në gjermanisht dhe botuar nga një shtëpi botuese turke me emrin “Uysal-Verlag”. Në këtë “vepër” theksohet se kush e fyen profetin Muhamed apo flet keq kundër fesë së tij – “duhet të vritet”. Detaje nga ky libër kanë botuar të enjten mediat zvicerane, shkruan koha.net.

Themeluesi i “Fondacionit të rinisë islame” të cilin mediat e prezantojnë me emrin e ndryshuar Bashkim K. ka deklaruar se e ka të pamundur të jetë i informuar për përmbajtjen e të gjitha librave.

Përveç thirrjes për vrasje në “ilmihallin për gra” kritikohet feminizmi, i cili e “shfemëron” gruan. Por doracaku shkon më tutje: aty thuhet se burri ka të drejtë ta “edukojë” gruan “duke e rrahur lehtë” nëse ajo “kundër vullnetit të burrit fton burra të tjerë në shtëpi”, “e harxhon pasurinë e përbashkët me burra të tjerë” dhe “injoron obligimet fetare”.

Doracaku thekson se janë të ndaluara goditjet në kokë, në fytyrë, në gjoks apo në bark si dhe thyerja e eshtrave dhe lëndimet vdekjeprurëse. “

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit