Skuthĕt e Rilindjes, miratuan fshehtazi ligjin që i vjĕdh pronat pronarëve në bregdet: Kush nuk investon 5 milionë euro...

Skuthĕt e Rilindjes, miratuan fshehtazi ligjin që…

Kur të gjithë ishin të shqetësuar me pandeminë dhe vëmendja politike ishte tek ndryshimet Kushtetuese, Rilindja vijonte me skemat e saja.

Parlamenti miratoi një ligj që lidhej me pronat shtetërore dhe private.

Bëhet fjalë për ndryshimet në ligjin për “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i cili në një kohë rekord është dërguar nga qeveria në Kuvend, është miratuar në komisionet parlamentare dhe ka kaluar në mënyrë në mënyrë të fshehtë në Kuvend.

Nëse normalisht do duheshin muaj diskutime mes palëve, për vetëm 7 ditë ligji u bë gati dhe kaloi në komisione e Parlament.

Ndryshimet, që duket që janë bërë fshehurazi e pa transparencë, janë fiks për një grusht njerëzish.

Ai është i përqendruar kryesisht tek zonat bregdetare, apo zonat me lumenj e laguna.

Me ndryshimet në ligjet ekzistues, ndërhyrja e re e qeverisë i quan këto prona “pronë e paluajtshme e shtetit” dhe “pronë e paluajtshme publike”, të cilat mund të përdoren për interesa zhvillimi ekonomik.

Thelbi qëndron, kur nëse një zonë ka një plan zhvillimi, këto prona mund të vihen në funksion të shtetit.

Nëse dikush ka kryer një investim mbi 5 milionë euro në pronën e tij, ligji nuk ia prek pronën.

Por nëse nuk ka bërë 5 milionë euro investime, ajo mund t’i kalojë shtetit për t’ia dhënë dikujt tjetër që ta zhvillojë.

Duket haptazi që ky ligj është bërë për një grusht të vogël njerëzish, të lidhur me pushtetin, që kanë para për të bërë investime të tilla.

Po qytetarët e thjeshtë, banorët vendas, që kanë një pronë në breg të detit, por jo kaq para sa për të bërë resorte luksoze?

Presidenti Meta e ktheu për rishqyrtim këtë ligj, por mbetet të shihet sa do relfektojë ky parlament, dhe pse kjo pak gjasa ka që të ndodhë.

Tashmë nëse një oligark e ka ndarë mendjen për të bërë një investim çfarëdo në territorin e Shqipërisë, mjafton të marrë lejen duke paguar çmimin e ryshfetit te Rilindja dhe nuk e pengon asnjë gjykatë, pavarësisht se e kujt është prona ku ka vendosur të intervistojë.

Pra nëse ke një pronë private në bregdet, por nuk ke investuar mbi 5 milionë euro, shteti ta merr pronën dhe ja jep biznesmenit të cilit qeveria vendos ti miratojë projektin e investimëve.

Kjo krijon shkelje të së drejtës për pronën private dhe sjellë konflikte sociale.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit