E rrallë! Dy javë pas shpërthimit të vullkanit, Etna zbardhet nga breshëri në formë dëbore

E rrallë! Dy javë pas shpërthimit të…

Dy javë pas shpërthimit të vullkanit, Etna u ‘pushtua’ befas nga temperaturat e ulëta dhe një stuhi e fortë breshëri, që në formën e borës ka zbardhur majën e vullkanit dhe ka krijuar kështu një peisazh piktoresk. Kjo  dukuri  u konsiderua nga mediat fqinje si ‘spektakli nga maja e vullkanit të zbardhur’.

“Dëbora e parë në Etna”, shkruan autori i videos, Matteo (teo_appio), një pilot që filmoi me avionin e tij në Instagram spektaklin e kratereve të zbardhura. “Nga rrjedhat ende të nxehta të humnerës, duke kaluar nga krateri i Veriut në kraterin Juglindor”, lexojmë në përshkrimin e videos.

Shumë ftohtë në lartësi dhe vapë mbytëse në qytet. Në Katania, në fakt, në të njëjtat orë, temperatura arriti në 30 gradë me një nivel shumë të lartë lagështie. Një kontrast klimatik befasues, por jo i ri për ata që jetojnë në shpatet e vullkanit më të lartë aktiv në Evropë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit