E shfrytëzonte i ati, adoleshentja hidhet nga kati i dytë i gjimnazit

E shfrytëzonte i ati, adoleshentja hidhet nga…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në gjimnazin “Vasil Kamami” në Elbasan. Një nxënëse e klasës së 10-të, e ardhur nga një qendër sociale është hedhur nga kati i 2 i shkollës për arsye që ende nuk dihen. Nxënësja është jashtë rrezikut për jetën dhe policia ka marrë në pyetje shokët e klasës së vajzës.

Në shkollë, në katin e dytë ka pasur kamer kamer dhe ka kapur të gjitha lëvizjet e adoleshentes, e cila në atë moment ka qenë bashkë me një shoqe. Në përpjekje për të hapur dritaren vajza ka tërhequr një karrige që e ka ndihuar të ngjitet në dritare dhe është hedhur. Shoqja saj shihet në video që nuk pengon veprimin apo të nxitojë të njoftojë dikë.

Parapralisht dyshohet se vajza ka qenë në gjendjen të rënduar psikologjike. Vajza është nga Lushnja dhe qëndronte në një nga qendrat e kujdesit në Elbasan, ndërsa mësohet se vajza është shfrytëzuar nga i ati.

Në Elbasan i kanë ndërruar shkollën, dhe qasja në shkollën e re ka sjellë edhe më shumë rëndesë psikike për të. Deri tani, vajza nuk ka dhënë dëshmi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit