Anti-shqiptarja Braverman shpërthen ndaj Sunak: Nuk ka moral si udhëheqës

Anti-shqiptarja Braverman shpërthen ndaj Sunak: Nuk ka…

Shkarkimi nga posti i Sekretares së Brendshme së Britanisë së Madhe nuk është pritur mirë nga Suella Braverman, e cila ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Rishi Sunak. Arsyeja e largimit lidhet të Braverman me një shkrim të saj në media ku kritikonte policinë për mënyrën e trajtimit të protestës pro palestinës.

Në një intervistë kohët e fundit ajo ka zbuluar se është shkarkuar me anë të një telefonate të Sunak. Gjithashtu ajo shprehet se nuk ka ndryshuar qëndrim për kritikat ndaj policisë britanike.

“Po e bëja të qartë se pas një muaji të këtyre marshimeve, policia duhej të bënte punën më mirë. Ata po zhgënjenin popullin britanik, po zhgënjenin shumicën, po zhgënjenin komunitetin hebre dhe unë thash atë që mendoj, dhe se Kryeministri nuk ishte dakord me këtë mendim”, tha ajo.

Më tej Braverman i shton akuzat ndaj kryeministrit britanik, për të cilin thotë se ka pas mungesë morali në udhëheqje drejtë katër javëve të fundit.

“Ndjeva se kishte pasur mungesë morale për të udhëhequr gjatë katër javëve të fundit. Ne kemi parë qindra mijëra njerëz të dalin në rrugë çdo javë duke brohoritur slogane antisemite, duke manifestuar në mbrojtje të akteve të tmerrshme të terrorizmit, duke kërcënuar komunitetit hebre dhe duke minuar vlerat britanike”, u shpreh Braveman.

Po ashtu edhe rikthimin si Sekretar të Jashtëm të ish-kryeministrit David Cameron në qeverinë britakine, nuk është lënë pa kritikuar nga Braverman. Sipas saj, ky rikthim ishte i paramenduar dhe kjo ishte arsyeja që qëndron prapa shkarkimit të saj.

Kujtojmë që Braverman, u bë e njohur në vendin tonë në kohën kur deklaronte shqiptarët ishin kriminela dhe duheshin dëbuar në Ruanda. Këto deklarata sollën zemërimin e komunitetit shqiptar që jeton në Britani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit