E shtypën me makinë pastaj e dhunuan, ndërron jetë 18-vjeçari në Kosovë

E shtypën me makinë pastaj e dhunuan,…

Një ngjarje e rëndë e regjistruar në Podujevë ka tronditur Kosovën së fundmi, ku një 18-vjeçar është dhunuar për vdekje nga dy djem të rinj.

Bëhet fjalë për Lulzim Fejzullahun, të riun i cili në datën 14 janar të këtij viti ra preh e dhunës në lagjen Drenica në qytetin e Pudojevës. Në pamjet e bëra publike nga mediat lokale, duket i riu i cili ka qenë duke ecur anës rrugës, teksa dy të rinjtë afrohen dhe e përplasin me makinë.

Në moment të parë Fejzullahu kapërcen makinën dhe kundërpërgjigjet ndaj të rinjve, por ata dalin nga automjeti duke e dhunuar me shkopinj dhe shufra metalike. Pas kësaj 18-vjeçari është dërguar për kurim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pas ka marrë trajtim për 6 dit me radhë, i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga dhunimi duke ndërruar jetë ditën e djeshme në 20 janar 2023. Dy të rinjtë të dyshuar autorë të ngjarjes janë arrestuar, dhe po hetohen për veprën penale “vrasje në tentativë”.

I ndjeri prej më shumë se një viti punonte në një qebabtore në qytetin ku jetonte, ku pronarët që e kishin marrë në punë kanë treguar se ishte shumë djalë punëtor dhe i respektueshëm. Ngjarja ka shkaktuar mjaft reagim te organizatat e të drejtave të njeriut dhe qytetarët në Kosovë, pasi dhe pamjet e publikuara janë të rënda.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit