'E thënë troç, kjo do b*thë...', Iva Aliko flet për transformimin që pësoi

‘E thënë troç, kjo do b*thë…’, Iva…

Këngëtarja e njohur Iva Aliko ka surprizuar të gjithë me pasionin e saj për fitnesin.

Ajo së fundmi u shpall kampione e Shqipërisë në Body Fitness në Kampionatin Kombëtar të Bodybuilding. 

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Iva ka treguar se fiziku dhe pamja e saj e tanishme i pëlqen më shumë sesa pamja që ka pasur dikur me forma të kolme.

Arian Çani: Kur fillove të ndryshosh totalisht jetesën?

Iva Aliko: U bë gati dy vite që e kam nisur, jam ushtruar dhe më përpara. Ishte dëshira për të pasur një trup perfekt, e nisa krejt rastësisht derisa përfundoi këtu. Jam ushtruar edhe më përpara, por jo kaq intesivisht.

Arian Çani: Për t’u bërë kampione e Bodyfitness ndodhi më vonë apo jo?

Iva Aliko: Po ndodhi gjatë rrugës.

Arian Çani: Ky është një pasion?

Iva Aliko: Është e vërtetë, të çohesh në mëngjes dhe të punosh për pasionin tënd është një kënaqësi shumë e madhe. E kam pasur pasion që e vogël, fitnesi ka qenë një nga pasionet e mia që e vogël, por nuk ka qenë primare në jetën time. Dy vitet e fundit është bërë gjëja ime kryesore, ushqehem shëndetshëm, kujdesem për trupin.

Arian Çani: Është një pasion i momentit apo ti mendon që do të vazhdojë?

Iva Aliko: Besoj se do të vazhdojë gjatë.

Në ekran janë shfaqur disa foto që tregojnë si ka qenë dhe si duket tani dhe Iva shprehet se nuk e merr aspak malli për format e saj që ka pasur dikur dhe i pëlqen shumë herë më shumë vetja si është tani. Madje ajo shprehet se kur i shikon fotot e mëparshme, nuk i lënë asnjë impakt.

Arian Çani: Është një moment guximi dhe kurajo e madhe që të bëhesh nga një femër e kolme dhe seksi, me forma të forta, por të buta dhe pastaj të kalosh komplet në një…

Ledio: E thënë shqeto, kjo do b*thë.

Arian Çani: Kjo do b*thë Iva.

Iva Aliko: Shumë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit