E tmerrshme/ 13-vjeçari gjendet i mbytur në një liqen në Dibër

E tmerrshme/ 13-vjeçari gjendet i mbytur në…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mëngjes Dibrën. Mësohet se një  13-vjeçar, i cili është denoncuar si i zhdukur mbrëmjen e së mërkurës nga vëllai i tij, është gjetur këtë mëngjes i mbytur në një liqen.

Ai u  gjet pas rreth dy orësh kërkime në liqenin e fshatit Shumbat dhe dyshohet se ka rënë aksidentalisht në liqen.

Nga vëzhgimet paraprake në trupin e të miturit nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, mbrëmjen e djeshme, pas kallëzimit nga shtetasi A. S. për humbjen e djalit të vëllait të tij, shtetasit E. S., 13 vjeç, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shumbat, bazuar në informacionet se ky shtetas ishte parë afër liqenit të këtij fshati.

Pas rreth 2 orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni i fshatit Shumbat, e trupit të pajetë të shtetasit E. S., 13 vjeç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit