E tmerrshme/ 36-vjeçarja varroset e gjallë, shpëtohet pas 10 orësh

E tmerrshme/ 36-vjeçarja varroset e gjallë, shpëtohet…

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Brazil. Bëhet me dije se një grua 36-vjeçare ishte varrosur e gjallë. Dhe sipas mediave të huaja  36-vjeçarja ndenji për plot 10 orë e varrosur. Këto orë ishin torturë për të, fatmirësisht ndërsa ajo vazhdonte të kërkonte ndihmë punonjësit e policisë në zonë dëgjuan thirrjet e saj dhe menjëherë lajmëruan autoritetet përkatëse.  Si për mrekulli, 36-vjeçarja mbijetoi pavarësisht izolimit prej 10 orësh.

Punonjësit e policisë kanë dëgjuar thirrje për ndihmë (nga brenda zonës), kanë thyer murin dhe kanë nxjerrë jashtë një grua të plagosur në kokë dhe në duar”, thuhet në njoftim.

Nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të tmerrshme, por gruaja tregoi se dy persona të maskuar kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe e kanë rrëmbyer pasi kanë rrahur burrin e saj. Ndërkohë, dy të rinj të moshës 20 dhe 22 vjeç janë në kërkim si të dyshuarit kryesor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit