E tmerrshme/ 50-vjeçari tërheq zvarrë me makinë qenin e tij, zbulohet identiteti i shoferit

E tmerrshme/ 50-vjeçari tërheq zvarrë me makinë…

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video, ku shihej një drejtues mjeti, i cili me makinën e tij kishte lidhur mbrapa dhe tërhiqte qenin e tij.

Pamjet janë bërë virale në rrjet, ndërsa nuk kanë munguar reagimet e shumta ndaj këtij personi, i cili menjëherë pasi janë bërë publike pamjet, kanë sjellë edhe reagimin e policisë, e cila ka identifikuar dhe proceduar penalisht drejtuesin e mjetit.

Ai është Fredi Spahija, banues në Hoxharë e Vjetër. 50-vjeçari u procedua penalisht për keqtrajtim të kafshëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit