E tmerrshme! Babai pësoi infarkt pas debatit me të, i biri vetëvritet

E tmerrshme! Babai pësoi infarkt pas debatit…

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Itali, ku kanë humbur jetën babë e bir. Mësohet se ngjara ka ndodhur në Fonzaso, ku një 50-vjeçar u vetëvra pas vdekjes së të atit, i cili pësoi infarkt në sy të të birit, pas një debati mes të dyve.

Sipas dyshimeve të para, djali është vetëvrarë për shkak të ndjenjës së fajit. Pas vdekjes së babait të tij, ai ishte larguar nga shtëpia dhe ishte zhdukur prej dy ditësh. Më pas policia e ka gjetur atë te vdekur.

Trupi i tij u gjet dy ditë më vonë në rrëzë të një shkëmbi në Pedesalto. Ngjarja ka tronditur nënë e 50-vjeçarit, e cila brenda pak orësh humbi edhe bashkëshortin, edhe djalin e saj të vetëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit