E tmerrshme/ Babai vret me shqelma vajzën 6 -muajshe, bashkë me gruan e ndajnë në copa

E tmerrshme/ Babai vret me shqelma vajzën…

Një ngjarje horror ka ndodhur brenda një familje në Rusi. “Dailymail”  raporton se një baba vrau vajzën 6-muajshe duke e goditur me shqelma dhe bashkë me të ëmën e ndanë në copa.

Mediat bëjnë me dije se 33-vjeçari Yaakov Maiboroda, u përpoq të godiste me shkelma gruan e tij 23-vjeçare, Anastasia, gjatë një sherri. Por shkelmat kapën vajzën 6 -muajshe që humbi jetën në vend.

Në këto moment nëna në vend që të raportonte ngjarjen në polici u bë bashkëpunëtore e krimit. Të dy ata copëtuan kufomën me thika, duke i vendosur copat në 13 qese plastike. Më pas telefonuan policinë duke thënë se vajza e tyre 6- muajshe ishte rrëmbyer.

Por kur policia mbërriti në banesën e tyre, zbuluan krimin e tmerrshëm, thika me gjak dhe 13 çanta me trupin e copëtuar të foshnjës.

Fqinjët, sipas Daily Mail,, pretendojnë se dëgjuan “ulërima të vazhdueshme” nga apartamenti ku çifti ishte vendosur gjashtë muaj më parë.

“Ditën e vrasësit, 33-vjeçari ishte më i dhunshëm se zakonisht. Më pas papritmas zhurma pushoi dhe të qarat e fëmijës pushuan papritmas”, u shprehën qytetarët.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-12036429/Parents-dismembered-infant-daughter-knives-meat-grinder-child-kicked-death.html#v-1978000501753557578

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit