E tmerrshme! Ndërron jetë foshnja 6 javëshe nga koronavirusi

E tmerrshme! Ndërron jetë foshnja 6 javëshe…

Një foshnje 6 javëshe ka ndërruar jetë nga Covid-19 duke u bërë një nga viktimat më të fundit nga virusi vdekjeprurës në Angli.

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në vend tha që foshnja ishte ndër 332 personat që kanë vdekur pas diagnostikimit me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të konfirmuara në spitalet e Anglisë në 22,764.

Pacienti më i vjetër që humbi jetën nga Covid-19 ishte 103 vjeç, dhe për 22 nga 332 viktimat të moshës midis 40 dhe 96vjeç, nuk kishte informacione për shëndetin e tyre, nëse kishin ose jo sëmundje bashkëshoqëruese.

Deri më tani në Britaninë e Madhe janë shënuar 30,615 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 206,715 të infektuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit