E tmerrshme në Tiranë/  Gruaja hedh qenin nga kati i 6-të

E tmerrshme në Tiranë/  Gruaja hedh qenin…

Një ngjarje makabre ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në Tiranë. Në videon më poshtë shihet se si një grua hedh nga kati i 6 i pallatit qenin e saj. Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë denoncuar ngjarjen, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të policisë.

Një  e çmendur hedh qenin nga kati i 6 . Pamje shokuese. Kërkojmë nga Policia e Shtetit te ndërhyjë urgjent. Sot hodhi qenin nesër do hedh një njeri. Qeni është gjallë por ne gjendje te tmerrshme i thyer ne mes”, ka raportuar një banore.

Sikur shihet në video qeni ishte ende gjallë në momentin e publikimit të videos, por trupi i tij është i dëmtuar e i thyer në mes.

Nuk janë të pakta rastet në Tiranë kur qytetarë të papërgjegjshëm dhunojnë kafshët dhe në këto raste policia qëndron indiferente.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit