E Tmerrshme/ Trajtim çnjerëzor i grave nga talibanët në Afganistan, një gruaje i vihet flaka pas ankesave per gatim të keq, vajzat e reja abuzohen seksualisht pasi martohen me zor

E Tmerrshme/ Trajtim çnjerëzor i grave nga…

Gratë afgane po dërgohen në vendet fqinje në arkivole dhe përdoren si skllave se*si, sipas një ish-gjykatëseje.

Najla Ayoubi, e cila jeton në SHBA pasi “iku për të shpëtuar kokën” nga talebanët, tha se ka dëgjuar shembuj të tmerrshëm të dhunës ndaj grave që kur militantët morën kontrollin e atdheut të saj të dielën.

Ajo tha se një gruaje i ishte “vënë zjarri sepse ishte akuzuar për gatim të keq për luftëtarët talebanë” në veri të vendit.

Gratë e tjera të reja po detyrohen të martohen dhe abuzohen seksualisht.

Gjykatësja i tha Sky News: “Ata po i detyrojnë njerëzit që t’u japin ushqim dhe t’iu gatuajnë”.

“Gjithashtu ka kaq shumë gra të reja … që në javët e fundit po dërgohen në vendet fqinje në arkivole për t’u përdorur si skllave se*si.

Ata gjithashtu detyrojnë familjet të martojnë vajzat e tyre të vogla me luftëtarët talebanë. Unë nuk e shoh se ku është premtimi që ata mendojnë se gratë duhet të shkojnë në punë, kur ne po shohim të gjitha këto mizori”, përfundoi gjykatësja e arratisur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit