
Trumat e njerëzve janë mbledhur në plazh pasi një balenë 12 metra është gjetur e ngordhur në breg në jug të Spanjës.
Gjitari detar i species “balenë me flatër” besohet se ngeci në cekësirë pasi ishte plagosur.
Njerëzit u mblodhën për të parë dhe bërë foto me kufomën.
Qendra shtonte se trupi i balenës femër ishte në gjendje të avancuar dekompozimi dhe besohet se ka vdekur disa ditë më parë.
Zyrtarët në Estepona konfirmuan se një operacion madhor ka nisur për rekuperimin e trupit.
Një autopsi do të kryhet nga biologët detarë dhe ekspertë të tjerë për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

