“E torturuan shtazërisht”, Berisha për vdekjen e 32-vjeçarit: Efektivët nuk lajmëruan ambulancën

“E torturuan shtazërisht”, Berisha për vdekjen e…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vdekjen e mistershme të 32-vjeçarit Laer Kurti. Ky i fundit u arrestua dhe sipas policisë ndërroi jetë në spital.

Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e qytetarit dixhital ku pretendohet se 32-vjeçari është dhunuar nga efektivët e policisë.

Sipas denoncimit, ai ka humbur ndjenjat dhe efektivët nuk kanë lajmëruar ambulancën. Sipas denoncimit, të cilit Berisha i referohet, thuhet se i riu është dërguar pa shenja jete në spital.

Postimi i Berishës:

KRIM I SHËMTUAR!Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32 vjeçar, Leart Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjeja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë. Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Dr. Policia e droges i merr jeten nje tjeter te riu 32 vjecari i cili eshte ndjekur nga efektivet e droges me vrap dhe pasi e kane futur ne furgon me shume mundesi ai eshte goditur nga banditet me uniforme,ne momentin qe ka shkuar ke komisarjati nr 3 aty ai ka humbur ndjenjat. Sipas burimeve tona banditet qe i moren jeten djalit nuk lajmruam ambulancen sic e kerkon protokolli por e kane derguar me makinen e policise prane ambjenteve te Traumes! I riu quhet Laer Kurti!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit