E tradhtonte burri, vetëvritet shqiptarja në Greqi: Haram e paç hyzmetin tim

E tradhtonte burri, vetëvritet shqiptarja në Greqi:…

Një ngjarja tragjike është regjistruar në Greqi. Një shqiptare I ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë.  Fatbardha Pali i ka treguar arsyet që sollën tragjedinë me një mesazh në rrjetet sociale. Ajo ka kryer aktin për shkak të tradhtisë së bashkëshortit. Sipas mesazheve në rrjetet sociale, burri i saj, Ilir Pali e ka tradhtuar me dy familjare të saj. Ajo i kërkon hallallin djalit, ndërsa i kërkon që babain mos ta fusë në shtëpi ai, por dashnoret që ia hëngrën lekët dhe ia shkatërruan familjen.

Në foto Fatbardha dhe Ilir Pali, teksa dy gratëjanë Mira dhe Elona

“Klodi vëlla, ma bëj hallall, e vërtetë për sherrin që kemi bërë bashkë, më fal, më fal. Maskarain e kam patur në shtëpi, e vërtetë që ka shkruajtur me gruan tënde, maskarai, k*rvari k*rvar do vdesi. Nuk e dija se kisha k*rvarin në shtëpi. Ma bëni hallall vëllezër, motra, ky është Ilir Pali, pikën e hajrit mos e bëftë, ardhtë sa më shpejt te unë Kadri, Pali mori 3 gra po nuk ishin të zonjat t’ia merrnin hakun, kështu e duan këta lloj njerëzish. Kadri Pali çdo 2 shkurt paç arkivol në shtëpi, haram e paçi hysmetin tim”, shkruan Fatbardha.

“Xhulio bëhu i zoti i vetes bir. Mami për ty edhe në varr do i lutet Zotit, ma bëj hallall o bir. Të ka lënë mami 500 euro te dollapi te xhupi blu i Xhoit nënës. Xhoi e do nënën shumë thoshte o bir i nënës, ika po do ju shikoj nga larg, o Xhoi i nënës, o bir nëna Bardhën e mashtroi gjysh Iliri. O bir kur të rritesh do i dëgjosh nga të tjerët. Bir nëne shoi, të bëftë Zoti miz, bletë, o Bir. Sa të ikësh në Shqipëri te shtëpiat, të të lija ndonjë lek ty. Punova me plagë në mez e në zemër, o bir i mamit, asnjë veprim të keq mos bëj bir i mamit, merr familjen ik në Shqipëri, bën një gocë vëri emrin tim o bir, të më kujtosh. Mos më harro i bir, burrneshë vdiqa po më mbaron bateria e telefonit biri i mamit, shumë kam për të të thënë, nuk mundem më o bir i mamit. Xhulio kam pirë raki o bir, ndryshe nuk e përballoja dot litarin, ikjen nga ti o bir”, shkruan Fatbardha.

“Palit hiqi vizën bir, ta mbaj Lona me Mirën dhe shoqet e Lonës dhe Kadriu , pikë hajri mos bëfshin o zot. Në shtëpi në Durrës mos e prano, amanet i patretur bir e mora Ilirin telefon në mëngjes i thash Xhulio nuk ka punë, bëni ça të doni më tha, nuk më intereson. Ai nuk është burrë është mostër, është k*urvar shqeto. Po jo te unë se unë ja ha lalën, boll durova shumë vite, vish fustanin Ilir Pali ose hap arkivolin tim hajde me mua. S’ke pse rron më, kjo ishte burrnia jote, veç burrë nuk ke qenë.  Xhulio bëhu burrë bir. Të do mami shumë. Iliri më tha hajde bëjmë se*ks sikur je dashnore, i thash kush Mira apo i thash a u kënaqe. Jo më tha se*s që bën Lona dhe Mira ti se ke bërë kurrë në jetën tënde, se bën kurrë. Ok i thash merr ato. Xhulio bir, plaga e kurrizit u mbyll, mos ki merak, po e zemrës jo, plagë jam“, shkruan Fatbardha.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit