E trishtë! 10-vjeçari mbytet në Durrës teksa po lahej në pishinë

E trishtë! 10-vjeçari mbytet në Durrës teksa…

Ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Durrësit.

Një 10-vjeçar nga Kosova, me inicialet E.T., u ka mbytur në pishinë.

I mituri kishte qenë duke u larë, ndërkohë që policia njofton se ende po punohet për të zbardhur ngjarjen dhe rrethanat si ka ndodhur.

Njoftimi

Sot, më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit