E trishtë! E mund sëmundja, shuhet para kohe ushtaraku i lartë

E trishtë! E mund sëmundja, shuhet para…

Koloneli Neshet Shena ka humbur betejèn me sëmundjen e leuçemisë, duke u ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi.

“Lamtumirë Kolonel Shena! Lamtumirë Komandanti i QBO! Do mbetesh ushtaraku i shkëlqyer, njeriu i përsosur fjalëpak e punëshumë, profesionisti korrekt, drejtuesi model në zemrat dhe mëndjet tona! Bëmë çdo përpjekje të të shpëtonim nga kthetrat e leuçemisë akute por fati nuk na ndihu! Parajsa u takon burrave si ti!”, shkruan Koçi në një postim në rrjetet sociale.

Për ndarjen nga jeta të komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, reagoi dhe Presidenti Ilir Meta.

“I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet Shena. Me një karrierë të gjatë, të spikatur e të vlerësuar, Kolonel Shena do të mbetet shembull frymëzues i ushtarakut profesionist dhe drejtuesit model në radhët e Forcave tona të Armátosura, njeri me vlera dhe integritet të lartë qytetar. Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Rita, fëmijëve Kreshnik dhe Nerid, miqve, kolegëve dhe komunitetit të ushtárakëve për këtë humbje të madhe.Lamtumirë Kolonel! U prehsh në paqe”, shprehet kreu i shtetit në një reagim.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit