E TRISHTË/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i njohur shqiptar

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta ish-trajneri i…

Është ndarë nga jeta ish-trajneri i atletikës Gëzim Mema.

Ai vdiq në moshën 73-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Për 23 vite, Mema drejtoi skuadrës e atletikës së Vllaznisë. Mema arriti të popullarizonte sportin e atletikës në Shkodër duke ndihmuar në promovimin e shumë atletëve shkodranë.

Falë punës së tij të palodshme, ai ndihmoi në fitoren e shumë trofeve në atletikë.

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të klubit sportiv Vllaznia, Gëzim Mema u vlerësua nga Bashkia e Shkodrës si “Trajneri i Shekullit në vitin 2019”.

Mema ka drejtuar për 13 vite Zyrën e Sportit në Bashkinë e Shkodrës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit