E trishtë! Ndërron jetë legjenda e boksit shqiptar Ahmet Golemi

E trishtë! Ndërron jetë legjenda e boksit…

Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, legjenda e boksit shqiptar Ahmet Golemi.

Golemi i cili ka qenë kampion boksi, është dënuar me 5 vite burg për agjitacion dhe propagandë në vitin 1979, teksa Shqipëria ishte nën kthetrat e regjimit komunist.

Ai kishte qenë për vite me radhë dhe komentuesi i ndeshjeve të boksit, ndërsa jetonte në Tiranë së bashku me familjen e tij.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë i biri, Ahmet Golemi, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se boksieri i njohur mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm.

“Miq dhe dashamrës! Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen se sot u nda nga jeta babi im, Ahmet Golemi”, shkruan ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit