E trishtë! Ndërron jetë mësuesi i gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë, ishte i infektuar me Covid-19

E trishtë! Ndërron jetë mësuesi i gjimnazit…

Koronavirusi vijon të përhapet me shpejtësi në vendin tonë, kjo ka sjellë një rritje të madhe te numri i të infektuarve dhe viktimave që humbin jetën. Së fundmi virusi i ka marrë jetën një mësuesi në shkollës “Qemal Stafa” në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga kolegët e mësuesit, të cilët tregojnë se betejën me virusin e ka humbur Shpëtim Kraja. Stafi ka shkruar disa fjalë për Krajën duke e cilësuar një mësues të nderuar që dha më të mirën nga vetja për breza të tërë.

Postimi i gjimnazit:

Të prisnim mes nesh i nderuari profesor Shpëtim Kraja!

Të dashur kolegë, nxënës, prindër e miq të faqes sot gjimnazi “Qemal Stafa” rënkon, është në zi për ndarjen e parakohëshme nga jeta të kolegut tonë të mrekullueshëm, të cilin COVID nuk e kurseu!

Një mësues i nderuar, i respektuar, i papërtuar i cili nuk ndaloi asnjëherë së dhëni më të mirën nga vetja, breza e breza të tërë do të kujtojnë me mall mundin, djersën, sakrificat, këshillat dhe dëshirën e pasionin për matematikën!

Sot e nesër në faqen e shkollës sonë do të paraqesim momente nga jeta e tij, impresione nga kolegë, nxënës e prindër si një mënyrë për të kujtuar në çdo moment se sa i rrallë e i veçantë ishte sistemi i tij vleror!

U prehsh në paqe, kolegu ynë i dashur!

Qemal Stafa sot lëngon, loton për humbjen e një kolegu, miku, shoku, bashkëpunëtori të shkëlqyer!

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit