E trishtë, nëna e një fëmije 9-vjeç gjendet e varur në tualetin e shtëpisë

E trishtë, nëna e një fëmije 9-vjeç…

Nëna e një fëmije 9 vjeç është gjetur e varur në tualetin e shtëpisë së tyre në fshatin Fushë Vërri në Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte, ku sipas raportimeve të para, dyshohet se gruaja 30-vjeçare është vetvarur.

30-vjeçarja Teuta Kondi është gjetur e pajetë nga vëllai i saj, ndërkohë mësohet se bashkëshorti i saj ka qenë bari me bagëti. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e ngjarjes.

Në dy muajt e parë të këtij viti, shumë gra kanë humbur jetën si pasojë e vetëvrasjes. Vetëvarj apo fotoksina janë metodat më të përdorura, ndërsa situata vijon të jetë gjithmonë e më alarmuese. Kushtet elonomike e sociale, janë ndër faktorët kyç që ndikojnë në çrregullimet psikologjike. Mostrajtimi në kohën e duhur dhe mungesa e specialistëve sjell fatalitete të shumta në shoqërinë tonë të vogël.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit