E trishtë! Po priste një pemë, ndërron jetë punëtori shqiptar në Itali

E trishtë! Po priste një pemë, ndërron…

Një punëtor shqiptar, 44 vjeç, ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka qenë duke punuar në pyjet e Pescolancianos një ditë më parë dhe po priste një pemë, në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë. Ai është gjetur i pajetë në zonën pyjore nga kolegët e tij, por ende nuk dihet saktësisht se çfarë mund t’i ketë ndodhur. Ndërkohë nga autoritetet po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë të punëtorëve të tjerë të kompanisë, shqiptari, identiteti i të cilit nuk jepet nuk arriti që të mbijetonte duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit