E tríshtè, shuhet aktori i njohur

E tríshtè, shuhet aktori i njohur

Lajm i tríshtè për botën e kinematografisë. Aktori britanik Ben Cross, i bërë i famshëm mbi të gjitha për rolin e tij në filmin ‘Momente lavdie’ është ndarë nga jeta dje në moshën 72-vjeçare. ‘Ben humbi jetën papritur nga një sèmùndje’, ka thënë agjenti i tij nga Los Angeles. Cross ka marrë pjesë në shumë filma mes të cilëve edhe ‘Star Trek’, ku ka interpretuar rolin e Sarek.

I lindur në Londër në 16 dhjetor 1947, Ben Cross debutoi për herë të parë në kinema në moshën 30 vjeçare në filmin ‘Ura e fundit’ në krah të Sean Connery dhe Michael Caine. Njohur për musical ‘Chicago’ ai u zgjodh për të interpretuar në 1981 në ‘Momente lavdie’, rolin e sportistit izraelito-anglez Harold Abrahams, i cili pèrsèkùtòhej nga antísèmitízmí në përpjekjen e tij për të fituar lojërat Olimpike të 1924. Filmi i cili kujtohet edhe për këngën e famshme të Vangelis, fitoi plot katër çmime Oscar përfshirë edhe atë të filmit më të mirë.

Cross ka interpretuar edhe babain e Spock Sarek në filmit ‘Star Trek’ të 2009 dhe princin Carlo në ‘William & Kate:The Movie’, në 2011. Gjithmonë në televizion ai ka qenë personazhi kryesor në miniseritë “Solomon” në 1997. Në të njëjtin vit ai u shfaq edhe në rolin e Capitenit Nemo në remake e CBS.

Zëdhënësi i tij ka thënë që aktori sapo kishte përfunduar xhirimet e filmit hòrròr “The Dèvil’s Light” me Virginia Madsen. Cross la pas bashkëshorten, dy fëmijë dhe 3 nipër.

Vajza e aktorit Lauren Cross, ka thënë që babai i saj u shua në Vjenë, Austri. Në një deklaratë të bërë nga familja thuhet: ‘Ishte një burrë që na mësoi të përqafonim ndjenjat tona, kushdo qofshin ato. Jemi mirënjohës për kohën që kemi kaluar me të. Shpirti i tij jeton në zemrat tona nëpërmjet fjalëve të tij, muzikës së tij dhe dashurisë që akoma ndjejmë’.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit