E trishtuar dhe e veshur me të zeza, Mbretëresha vajton e vetme në funeralin e Princit Philip!

E trishtuar dhe e veshur me të…

Në datën 9 prill një lajm tragjik tronditi Anglinë, teksa u njoftua ndarja nga jeta e Princit Philip. Ndërkohë gjatë ditës së sotme, u zhvillua funerali i Dukës së Edinburg në katedralen e St George, në kështjellën Windsor. E teksa po zhvillohej ceremonia, Mbretëresha e Britanisë është parë e vetme, ndërsa fshinte lotët në këtë ditë të errët për jetën e saj, pas vdekjes së bashkëshortit. Siç duket edhe në foto, Mbretëresha është tejet e trishtuar, teksa mbante kokën ulur në momentin që shoqëronte trupin e Philip për në banesën e fundit. Në ceremoni u pa edhe djali i madh.

Princ Charles i cili i përlotur qëndronte mbrapa arkivolit të babait të ndjerë. Arkivoli i Dukës së Edinburg mbante mbi të shpatën e tij, kapelën e shërbimit detar si dhe një kurorë lulesh, teksa shoqëruesit e ulën atë në një makinën funerale Land Rover për t’u shoqëruar nga personeli i armatosur.

Gjithashtu, Mbretëresha shoqëroi korrin dhe këndoi për disa minuta himnin kombëtar britanik, teksa ndaloi për një moment reflektimi para të shtënave të topave dhe tringëllimës së kambanave kishtare që u dëgjuan në nderim të ceremonisë së përcjelljes së trupit të pajetë të Philip.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit