E trishtë! Ndahet nga jeta artistja e njohur Hueyda El Saied

E trishtë! Ndahet nga jeta artistja e…

Është ndarë nga jeta në moshë të re artistja e njohur shqiptare Hueyda El Saied. Burime bëjnë të ditur se Hueyda El Saied është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Prej disa vitesh, Hyeda jetonte në Luksemburg së bashku me djalin e saj Gabrielin dhe partnerin e saj, me të cilin pak kohë më parë kishin kurorëzuar lidhjen e tyre në martesë.

Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik, ndërsa gjendja shëndetësore e saj ishte përkeqësuar kohët e fundit. Hueyda ishte një artiste që dinte të ishte edhe në rolin e moderatores, spikeres së lajmeve, balerinës, piktores, por edhe këngëtares.

Ajo ka lindur në Tiranë, por është me prejardhje nga Sudani.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit