E turpshme/ Atleti francez ndalon atletët e tjerë të pinë ujë

E turpshme/ Atleti francez ndalon atletët e…

Atleti francez Morhad Amdouni kreu një nga turpet më të mëdha njerëzore në historinë e sportit.

Në garën e cila po zhvillohej në një temperaturë prej rreth 30 gradë, uji i pijshëm ishte lënë menjëanë për atletët të cilët po merrnin pjesë në garë. Po siç duket atelti francez e kishte planifikuar këtë lëvizje gjatë vrapimit dhe e vuri në praktikë në momentin kur arriti tek stenda e ujit.

Në videon e cila tashmë është bërë virale shihet që Andouni mori shishen e tij të ujit duke shtyrë në tokë më pas të gjitha shishet e tjera të lëna në stendë dhe i la atletët e tjerë që vinin pas tij pa ujë.  

Sipas informacionit nga Anadolu Agency; Atleti francez Morhad Amdouni përfundoi maratonën në vendin e 17 -të, ndërsa holandezi Abdi Nageeye, i cili e pengoi  të merrte ujë, përfundoi garën në vendin e 2 -të dhe fitoi medaljen e argjendtë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit