E turpshme! Kompania që shkatërronte malin e Tomorrit për gurë dekorativë, e babait të deputetit të Kuvendit

E turpshme! Kompania që shkatërronte malin e…

Populli nuk thotë kotë “ku ka zë, nuk është pa gjë…”!

Kjo shprehje e urtë i shkon për shtat pikërisht masakrës mjedisore që po i bëhet prej vitesh Parkut Kombëtar të malit të Tomorrit.

Për këtë shkatërrim thuhet se, kompanitë që nxjerrin gurë nga mali, u përkasin politikanëve të majtë dhe të djethtë.

Këtë e ka vërtetëtuar më së miri edhe precedenti i sotëm, ku policia bllokoi disa kamionë me gurë dekorativ të zhvatur nga mali i Tomorrit.

“Gazetaatdheu.com” e denoncoi më herët këtë barbari, por më pas mësuam se kompania ishte në pronësi të Selim Qamas.

Ky i fundit i shpallur në kërkim tashmë nga policia, është babai i deputetit të opozitës parlamentare, Klajdi Qama.

Ai akuzohet se, me firmën e tij pa licencë, nxirrte gurë dekorativë nga Mali i Tomorrit.

Policia ka arritur të arrestojë dy persona, por jo vetë pronarin e kompanisë që është zhdukur në drejtim të paditur.

I biri i të kërkuarit, Selim Qama, deputeti Klajdi Qama, u shpall i tillë nga listat e reja, ku pas djegies së mandateve së opozitës jashtëparlamentare, ai pranoi të hynte në parlament.

Njoftimi i Policisë:

“Policia e Beratit vijon kontrollin për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme që shkakton dëmtime në malin e Tomorit.

Ushtronte aktivitetin e nxjerrjes së pllakave dekorative edhe pse i kishin pezulluar licencën, kapet dhe vihet në pranga administratori i firmës.

Gjatë kontrollit është vënë në pranga edhe një punonjës i një subjekti tjetër të përpunimit të gurit, ndërsa administratori i këtij subjekti është shpallur në kërkim.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • D. L., 26, vjeç, banues në fshatin Novaj, Skrapar, administrator i një subjekti që i është revokuar licenca e ushtrimit te aktivitetit, me objekt veprimtarie “Grumbullim, përpunim dhe tregtim i gurëve dekorativë”;
  • S. K., 40 vjeç, banues në Poliçan, punonjës i një subjekti;

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi S. Q., 61 vjeç, banues në Tiranë, administratori i subjektit.

Arrestimi i dy shtetasve dhe shpallja në kërkim e administratorit u bë pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në bashkëpunim me punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura Berat, në aksin dytësor Novaj-Pronovik, në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, kanë konstatuar me dy mjete, njëri pa targa, të ngarkuar me pllaka guri dekorative, të nxjerra në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar”, duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Dyshohet se këta shtetas materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme në këtë zonë e tregtonin duke pasur aktivitetin me status të pezulluar dhe me fatura fiktive.

Materialet iu referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit