E turpshme! Kritikonte Boris Johnson për pandeminë, sot Edi Rama po përballet me të paimagjinueshmen

E turpshme! Kritikonte Boris Johnson për pandeminë,…

Të gjithë ata që i ka qesëndisur, dhe të gjitha ato tallje që i ka bërë për të tjerët sot Edi Ramës po i bien një nga një “në hundë”.

Të tilla kanë qenë edhe deklaratat që Rama bënte si “Lider Global” në lidhje me situatën e pandemisë së koronavirusit.

Ai mbylli gjithë vendin për dy muaj në “arrest shtëpie”, me pretendimin se e ndali sëmundjen.

Por pasi e zhyti vendin në një katastrofë të tejskajshme ekonomike, tani edhe infeksioni është kthyer me një vrull të paparë.

Ndërkohë, spitalet për Rilindjen janë vetëm në nocionin “godinë”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se ndërsa Europa Perëndimore e ka vënë situatën e koronavirusit nën kontroll.

Por situata mbetet shqetësuese në Ballkanin Perëndimor.

Sipas OBSH-së, aty situata është jashtë kontrollit dhe trendi është shqetësues.

Situata nga virusi në Shqipëri është edhe më katastrofike, pasi ka goditur aty ku është pika më e dobët: shëndetësinë dhe spitalet në gjendje të mjerueshme.

Megjithatë ishte një kohë kur ironia kapte kulmin, atëherë kur ‘Lideri global’, Edi Rama, kritikonte ashpër kryeministrin britanik, Boris Johnson për virusin.

Ai i shkruante Alastair Campbell se, Britania po shkon drejt katastrofës me atë që bën Johnson.

Campbell e publikoi deklaratën e Ramës në median britanike. “ËTF!! Zoti ju ndihmoftë”,- shkruante Rama.

Sot Britania si të gjitha vendet perëndimore ka një kurbë normale, me një ngritje, një kulm dhe një rënie.

Lehtësimi ka qenë gradual dhe normal. Ata kanë siguruar edhe miliona doza vaksine.

Kurse Shqipëria është në mesin e katastrofës, madje edhe në kulmin e verës kur ishte menduar se, virusi do ishte më i dobët.

Se çfarë do ndodhë në dimër, vetëm një Zot e di…

Por fundja, një vend kjo e gjen kur drejtohet nga një kryeministër delirant dhe kokë bosh që e mban veten për “lider global”.

Ai ka hallin të kritikojë drejtuesit e shteteve më të rëndësishme të planetit./Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit