E turpshme! Lihet i lirë veterani i UÇK-së, u ndalua nga Policia e Lleshit pas kërkesës së Serbisë në INTERPOL

E turpshme! Lihet i lirë veterani i…

Vendi ynë është jo vetëm vend i çudirave por edhe i turpeve të mëdha.

Dhe pa dyshim, turpet më të mëdha i bën qeveria e Rilindjes, e cila dita-ditës po u tregon haptazi shqiptarëve, se nuk ka asnjë lidhje me ta dhe më këtë vend.

Kjo ndodhi edhe sot me Policinë e turpit, të drejtuar nga Snadër Lleshi, që jo vetëm u bindet qorrazi urdhrave të Ramës, por tashmë ka nisur të punojë edhe për interes të Beogradit

Pas një akti të turpshëm dhe të ulët, policia që paguhet me taksat e shqiptarëve, ndaloi një ish-luftëtar patriot të UÇK-së, i cili ka luftuar për trojet shqiptare.

Por pas kësaj dhe pas presionit të madh mediatik, Policia e Lleshit është detyruar që ta lirojë menjëherë ish-luftëtarin e UÇK-së.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se autoritetet e Shqipërisë, e kanë liruar ish-luftëtarin e UÇK-së, Murtez Kastrati.

Ky i fundit, u ndalua nga policia, pas një kërkese që Serbia kishte dërguar në INTERPOL.

Haradinaj- Stublla tha se, është njoftuar nga homologu i saj shqiptar, Gent Cakaj, se veterani i UÇK-së ishte liruar para dy orësh dhe se, ai ishte ndaluar për verifikim.

Sipas ministres Haradinaj-Stublla, Serbia po vazhdon me veprime ilegale ndaj Kosovës, ndërsa ka shtuar se, Shqipëria duhet të përditësojë listat e dërguara nga Serbia.

Kjo, me qëllim, që ato të reflektojë “realitetin politik e ligjor të Kosovës”.

“Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”,- tha ministrja Haradinaj-Stublla, në një postim në rrjetin social Facebook.

/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit