E turpshme! Parkut ‘Rinia’ dështimi 1 miliardësh i kryebashkiakut Veliaj, ja se ku e ka kopjuar projektin...

E turpshme! Parkut ‘Rinia’ dështimi 1 miliardësh…

Parku “Rinia” do të mbetet gjatë në histori si, një prej dështimeve më të bujshme të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

I rindërtuar me një vlerë 1 miliardë lekë, rikonstruksioni i parkut “Rinia” në Tiranë, ishte një nga projektet që turpëroi brenda 3 ditëve Erion Veliajn.

“Bizhuja” 1 miliard Lekë e Lalit, që ndau paratë me mikun e tij, Gentian Sula të “AGI-Kons”, vetëm pak ditë pas inaugurimit, u fundos nën ujë si pasojë e 20 minutave shi që ra në Tiranë.

Ishte pikërisht uji i shiut ai që u “zbathi brekët” e korrupsionit Veliajt ose “Lali Zdromsit” dhe mikut të tij Gent Sula, në një kohë që projekti ishte propaganduar si një “sukses i garantuar”.

Por jo vetëm puna aspak cilësore në Parkun “Rinia” që rezultoi një turp, por tashmë lakrorit të Veliajt dhe “AGI-Konsit” i janë zhveshur të tjera petë…

Edhe projekti që është ideuar ky park, ka qenë një kopje e shëmtuar dhe e vjedhur jo si duhet e një projekti të huaj të një parku në Chicago, SHBA.

Lajmin e ka denoncuar i pari me foto dhe dokumente portali më i madh shqiptar “JOQ-Albania”.

 

Siç shihet nga fotot e projektit të realizuar në 2016-n, por edhe nga parku real, masivet e mëdha të barit dhe kanalet në mes të parkut janë të njëjta.

Po ashtu shihet se edhe mënyrat e argëtimit janë gjetur po njësoj.

Por kur Velia me gjithë shpurrën e tij nuk janë në gjendje as të kopjojnë si duhet një projekt të gatshëm, imagjino se çfarë do të bëjnë me ato vepra urbane si psh. Teatri Kombëtar, për të cilin ka vetëm disa projekt-ide…/Burimi: JOQ-Albania/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit