E turpshme! Personeli tek ‘Shefqet Ndroqi’ shihet teksa merr lekë tek dera, qytetarja i zgjat paratë

E turpshme! Personeli tek ‘Shefqet Ndroqi’ shihet…

Situata kaotike tek spitali Shefqet Ndroqi vijon, ku ka mbi 200 pacientë të shtruar.

Shumë janë familjarët që nuk janë aspak të kënaqur nga shërbimi në këtë spital, dhe se të afërmit e tyre nuk po marrin trajtimin e duhur.

Një qytetare dallohet në kamera në derën e spitalit, ku nxjerr para nga portofoli dhe ia jep infermieres tek dera.

Siç thuhet edhe në kronikën e “TvT”, “fatin për t’u dërguar ushqim familjarëve e kanë vetëm ata që paguajnë si në recepsionet e hoteleve”.

Diçka vërtetë e turpshme, ku duket se trajtimin më të mirë e marrin ata që kanë mundësi, dhe familjarët paguajnë mjekët e infermieret, ‘t’u rrinë te koka’.

Ndërkohë, ata që nuk kanë më shumë mundësi ekonomike, presin radhën, kur do u shkojë ndihma nga personeli mjekësor…

https://streamable.com/1lo9of

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit