E vendos komiteti: Mbeten në fuqi masat anti-Covid, mbyllen shkollat, universitetet dhe baret

E vendos komiteti: Mbeten në fuqi masat…

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që masat anti-Covid të lajmëruara dy javë më parë të qëndrojnë ende në fuqi. Situata sipas anëtarëve të Komitetit paraqitet “delikate” por e qëndrueshme.

Zv.ministrja Mira Rakacolli ka lajmëruar se kufizimi i lëvizjes për të gjithë qytetarët do të jetë në orën 20.00 siç ka qenë më parë, baret dhe lokalet do të mbyllen po në këtë orë, shërbimi do të jetë vetëm “delivery”.

Gjithashtu, dhe shkollat e mesme në zonat e kuqe dhe universitetet do të vazhdojnë të jenë online, me përjashtim të provimeve që do të bëhen të kombinuara.

“Pra po e përsëris janë të njëtat masa, kufizimi i lëvizjes për të gjithë qytetarët nga ora 20.00, me përjashtim të atyre që kanë emergjenca shëndetësore. Normalisht dhe baret dhe restorantet do mbyllen në orën 20.00.

Shkollat e mesme do vazhdojnë të mbeten online në ato zona që kemi thënë dy javë më parë. Universitetet do vazhdojnë të mbeten online. Provimet do jenë të kombinuara”, tha ndër të tjera Rakacolli.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit