
Ditën e sotme, në focus të portaleve ka qenë Arjola Demiri dhe historia e saj personale me ish-bashkëshortin.Disa prej tyre shkruanin se bëhet fjalë për Ajax Boshnjakun, i cili është bërë i njohur në tetor te 2018 ku ishte i përfshirë në masakrën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.
Më herët, ishte vetë Arjola ajo e cila ndau me të gjithë historinë e jetës së saj, duke nisur nga problemet me ish-bashkëshortin dhe deri te marrëdhënia që ka me fëmijët.
Ajo ka folur haptazi për tradhëtinë që i bëri ish-bashkëshorti i saj për 6 vite rresht. Sakaq, Boshnjaku është prind i dy djemve binjak me një grua tjetër me të cilën Arjola Demiri ka edhe çështje penale.
“I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, është shprehur aktorja në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Lajmin për tradhëtinë e kishte kuptuar nga zona ku jetonin. “Më treguan banorët e zonës dhe nuk e besoja, pasi thoja se si mund të tradhtonte një njeri që flet kundër tradhtisë”, u shpreh Arjola.