E vërteta e lidhjes së Kendall Jenner me ishin e Jordyn

E vërteta e lidhjes së Kendall Jenner…

Disa kohë më parë, modelja e njohur Kendall Jenner, u përfol për një lidhje me basketbollistin e njohur Devin Booker, pasi ata u fotografuan duke udhëtuar së bashku. Ajo çfarë i befasoi të gjithë ishte fakti se basketbollisti ka qenë ish-i dashuri i Jordyn Woods, ish-shoqes së ngushtë të Kylie-t. “Entertainment Tonight”, së fundmi ka zbuluar gjithçka nga raporti i tyre dhe nuk është aspak ashtu siç dukej.

Burime të afërta me lojtarin 23-vjeçar të NBA-së kanë mohuar se një romancë e mundshme mes basketbollistit dhe modeles së  njohur ekziston, duke thënë se dyshja “nuk janë duke u takuar” e as nuk janë “në lidhje”. /Lapsi.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit