E vërteta e pandemisë dhe vaksinat, takim me Dr. Edvin Priftin

E vërteta e pandemisë dhe vaksinat, takim…

 

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/WlgYpAQiuso?si=BfKXy8qrmBpeYJDa” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

 

Sot, më datë 8 maj 2025, në orën 19:00, në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës, do të zhvillohet një takim i hapur me qytetarët, ku do të marrë pjesë mjeku i njohur kardiolog, Dr. Edvin Prifti. Qëllimi i këtij takimi është të ndriçohen të vërtetat që lidhen me pandeminë Covid-19, me një fokus të veçantë mbi pasojat e vaksinave dhe ndikimin e tyre në shëndetin e njerëzve.

 

Të gjithë qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë për të dëgjuar dhe për të bërë pyetje lidhur me:

  • Pasojat e vaksinave anti-Covid dhe efektet e tyre afatgjata në shëndet.
  • Rastet e humbjes së jetës dhe përgjegjësitë që lidhen me to: kompanitë farmaceutike apo shteti shqiptar?
  • Përmbajtja dhe transparenca e kontratës me kompaninë Pfizer.
  • Roli i institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare gjatë pandemisë.

Ky aktivitet vjen në një moment kur pritet të ngrihet një komision hetimor parlamentar, me përfshirjen e disa deputetëve, për të zbardhur të gjitha të dhënat dhe vendimet e marra gjatë periudhës së pandemisë. Sipas organizatorëve, pyetjet dhe përgjigjet që do të diskutohen janë me rëndësi thelbësore për të kuptuar ndikimin e këtyre vendimeve në shoqërinë shqiptare.

 

Gjatë takimit do të jenë të pranishëm edhe mjekë të tjerë, të cilët do të ndajnë përvojat e tyre dhe do t’u përgjigjen pyetjeve të publikut.

 

Avokati Altin Goxhaj, i njohur për qëndrimet e tij kritike ndaj menaxhimit të pandemisë, ka theksuar se Dr. Edvin Prifti është përballur me vështirësi të mëdha, duke përfshirë edhe kërcënime serioze ndaj jetës së tij dhe të familjes. Ai shton se ndëshkimi i tij është pjesë e një skeme më të gjerë që ka përfshirë mjekë të pavarur gjatë pandemisë, si rasti i mjekut Ilir Allkja.

 

“Dr. Edvin Prifti është një hero i heshtur i shkencës, dhe zëri i tij është më i nevojshëm se kurrë”, u shpreh Goxhaj.

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit