E vranë dhe e lanë në spitalin e Ferizajt, kjo është 18-vjeçarja që përloti Kosovën

E vranë dhe e lanë në spitalin…

Dita e djeshme ka qenë tragjike për 18 vjeçaren nga Ferizaj. Mësohet mëson se emri  i viktimës rasti i së cilës tronditi mbarë Kosovën është Marigona Osmani. Ajo është dërguar gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Ferizajt, nga dy persona, pa shenja jete.

Ata menjëherë me të dërguar viktimën janë larguar nga vendi i ngjarjes. Mirëpo fal bashkëpunimit me qytetarë si dhe kamerat që ndodhen brenda hapësirave të spitalit,  Policia e Kosovës menjëherë ka arritur të identifikoj dy të dyshuarit.

I dyshuari kryesor është Dardan Krivaqa, 1992, nga Ferizaj i njohur për policinë dhe Arbër Sejdiu 1989 shtetas i Suedisë me banim ne Zvicër.

I dyshuari ka bashkëjetuar me viktimën që dy muaj por Policia sipas familjarëve ka arritur të arrestojë Arbër Sejdiun.

Krivaqa dyshohet të jetë përdorues i narkotikëve. Ndërsa e ndjera Osmani siç mëson IndeksOnline në trup kishte shenja të dhunës.

I dyshuari kryesor nuk është arrestuar ende.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit