Tronditëse/ Shqiptari në bashkëpunim me greken vret bashkëatdhetarin e tij për 10 mijë euro

Tronditëse/ Shqiptari në bashkëpunim me greken vret…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur një ditë më parë në Greqi, ku 31-vjeçar shqiptar, u gjet i varrosur në plazhin e Kartelës në Kyparisia .

Policia greke ka arritur të identifikojë autorët e krimit të rëndë, duke arrestuar një shqiptar 30-vjeçar dhe një greke 30-vjeçare, ndërsa në kërkim është bashkëpunëtor një tjetër 24-vjeçar rom.

Motivi i autorëve ka qenë grabitja, pasi sipas hetimeve policore, viktima posedonte një shumë të madhe parash rreth 10 mijë euro.

Viktima dhe autorët e krimit kanë festuar së bashku në një lokal, ku më pas e kanë dërguar në plazh dhe aty ka ndodhur skena e rëndë duke e vrarë dhe groposur në rërë.

Ndaj dy të arrestuarve dhe ndaj 24-vjeçarit është ngritur një dosje për vrasje dhe grabitje.

Të arrestuarit me dosjen e ngritur në ngarkim të tyre u dërguan në prokurori, ndërsa hetimet e policisë vijojnë nga Drejtoria e Sigurimit të Kalamatë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit