“E vrava se ma kërkoi djalli”, zbulohen detaje të reja për ekzekutimin barbar të 33 vjeçares shqiptare në Belgjikë

“E vrava se ma kërkoi djalli”, zbulohen…

Një 33 vjeçare shqiptare u vra barbarisht brenda një hoteli ku punonte në Belgjikë ditën e djeshme nga një autor që vuante nga probleme mendore.

Mësohet se autori është me kombësi franceze dhe se ka thënë në polici që të renqë e vrau sepse ia kërkoi djalli.

Mediat belge raportojnë se autori i arratisur nga spitali psikiatrik, ka pranuar krimin duke bërë një deklaratë tronditëse se vrasjen e Xhuljeta Lalës ia kishte kërkuar djalli.

Autori ishte një francez i arratisur nga spitali psikiatrik në Marsejë, ndërkohë që i çorientuar dhe lakuriq kishte ecur në korridorin e hotelit ku punonte dhe 33-vjeçarja.

Kur policët e arrestuan, autori ishte ende pranë viktimës, lakuriq dhe me duart e kryqëzuar teksa u tha shprehimisht uniformave blu ‘’ “Unë e vrava atë. Më ndalo, është në rregull’’.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit