E zbresin nga avioni se ishte shumë seksi, reagon influencerja e njohur turke: Nuk isha lakuriq!

E zbresin nga avioni se ishte shumë…

Një bodybuilder turke si dhe ndikuese e medieve sociale është ndaluar të fluturonte nga Texas për në Miami në 8 Korrik me linjën “American Airlines”, sepse kishte veshur pantallona të shkurtra dhe kjo gjë do ishte një shqetësim për familjarët që ndodheshin në avion.

Këtë incident Deniz Saypinar e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, ku shfryn gjithë inatin e saj.

Me lot ajo u tregoi ngjarjen një milion ndjekësve të saj. Tregoi se si stafi e kishte fyer kur i thanë se ajo ishte pothuajse “e zhveshur”.

“Ata më ndaluan të udhëtoja sepse më thanë ju jeni lakuriq dhe ofendoni familjet e tjera”, është shprehur ajo.

Saypinar, 26 vjeç është një trajner gjimnastikor, sipërmarrëse dhe ndikuese i medieve sociale.

Daily Mail, e cila raportoi për herë të parë këtë incident, tha se ajo u zhvendos nga Turqia në Los Angeles për të vazhduar karrierën e saj.

Ajo është gruaja e parë nga Turqia që ka marrë statusin e Federatës Ndërkombëtare të BodyBuilders (IFBB).

Zonja Saypinar është gjithashtu qytetarja e parë jo-amerikane që fiton Konkurrencën Kombëtare të Fitnesit të Bikini në 2021.

Në Instagram-in e saj, zonja Saypinar tha se ajo ishte zhvendosur në Amerikë për të “përjetuar lirinë”, por ishte tronditur nga sjellja “qesharake” e stafit të American Airlines.

Ajo me lot tha:

Nuk jam lakuriq. Unë jam një atlete dhe tani duhet të pres këtu deri në mëngjes. Më pëlqen të vesh rroba femërore që zbulojnë feminitetin tim, por kurrë nuk vishem në një mënyrë që të ofendoj ndokënd. Unë jam mjaft e pjekur dhe e civilizuar për të ditur se çfarë mund dhe nuk mund të vesh.”

Ajo shtoi se nuk e meritonte të trajtohej si:

“personi më i keq në botë për pantallonat e shkurtra xhins. Çfarë na ndan nga kafshët nëse njerëzit nuk mund të kontrollojnë as impulset e tyre më primitive.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit