E zbulon biznesmeni afgan: Shqipëria do presë 20 mijë bashkëatdhetarë

E zbulon biznesmeni afgan: Shqipëria do presë…

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se vendin jonë do të presë 3 mijë afganë, por sipërmarrësi i njohur në Itali me origjinë afgane, Hamed Ahmadi themelues i zinxhirit “Orient Experience” në Venecia, pasi priti motrën e tij në aeroportin “Fiumicino” dhe kërkoi mbështetjen e gjithë botës për të ndihmuar bashkatdhetarët e tij, solli shembullin e Shqipërisë duke theksuar se është një vend me 2 milionë banorë dhe do të presë 20 mijë refugjatë.

“Ne do të punojmë shumë sepse e kemi për detyrë të ndihmojmë të tjerët. Apeli që i bëj bashkësisë ndërkombëtare është që kjo luftë të ndalet.

Ne zgjasim dorën, të gjejmë zgjidhjen, e gjithë bota të kujdeset për vendin tim. Në tre ditët e fundit, kam marrë mijëra telefonata.

E di që nuk mund t’i shpëtojmë të gjithë, por duhet të përpiqemi. Shqipëria, një vend me 2 milionë banorë do të presë 20 mijë persona. Le të mendojmë se çfarë mund të bëhet për njerëzit e mi” tha ai.

Më pas Hamed Ahmadi foli për evakuimin e motrës së tij nga Afganistani, Zahra 32 vjeç, aktiviste e të drejtave të njeriut që tani ndodhet në Itali duke shpëtuar nga kthetrat e afganëve.

“Mos u shqetëso motër, eja këtu dhe ne do të japim përsëri shpresë. Me një sy jam duke qeshur dhe i lumtur, me një sy jam duke qarë dhe i trishtuar sepse Zahra është vetëm një dhe si ajo nëse flasim vetëm për gratë ka 16 milionë atje, nëse flasim për fëmijë dhe burra ka edhe më shumë.

Aty ka dëshpërim total. Kjo ditë që duhet të jetë për mua dita më e mirë e jetës sime është sikur të ndahej në gjysmë, sikur gjysma ime të kërcente dhe gjysma ime të mbante zi. Kjo është ndjenja ime” tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit