E zë traktori poshtë teksa po punte arën, vdes shqiptari

E zë traktori poshtë teksa po punte…

Një shqiptar nga Kosova ka ndërruar jetë. E ditur bëhet se  një person në Shtime është rrokullisur, derisa ishte duke lëvizur me traktor, duke pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku është konstatuar se ka vdekur.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.

Njoftimi:

Raportohet se viktima mashkull kosovar në rrethana deri tani të panjohura, derisa ishte duke lëvizur me traktor, është rrokullisur duke pësuar kështu lëndime trupore, me ç’rast ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku dhe është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve. Rasti nën hetime.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit