E zhdukur prej 4 ditësh, detaje të reja nga abuzimi ndaj 20-vjeçares

E zhdukur prej 4 ditësh, detaje të…

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Kukës, ku një 20-vjeçare me aftësi të kufizuara është abuzuar seksualisht nga dy të rinj, tashmë të arrestuar nga policia.

Raportohet se vajza, shtetase kosovare, është marrë në pyetje në prani të psikologes, ndërsa ka dhënë detaje mbi ngjarjen.

Ajo ishte zhdukur prej 4 ditësh, ndërsa kishte humbur çdo kontakt me të afërmit e saj. 20-vjeçarja u gjet mbrëmjen e së dielës nga policia, dhe pas dëshmisë së dhënë, u arrestuan edhe dy vëllezërit M.H, 24 vjeç dhe Xh.H 31 vjeç.

Raportohet se 20-vjeçarja me probleme mendore dhe fizike nga Kosova, ishte abuzuar seksualisht.

Mbi dy vëllezërit nga Kukësi rën akuza për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit