E zhdukur prej muajsh, flet avokati i 19 vjeçares, mbahet peng nga dy burra

E zhdukur prej muajsh, flet avokati i…

Vijon të jetë e mbuluar me mister zhdukja e 19-vjeçares shqiptare Artemis Vasili në Greqi. E reja rezulton e zhdukur që prej 16 tetorit 2020 në Koropi, teksa familjes i kishte thënë se po shkonte për të dhënë një intervistë pune, por nuk u kthye më.

Rasti i një kufome femër që u gjet në një valixhe, e cila përfundimisht rezultoi se i përkiste një gruaje 38-vjeçare kineze, trishtoi familjen e 19-vjeçares, pasi kishin frikë se trupi i pajetë mund të ishte i Artemis, por për fat të mirë nuk u konfirmua.

Anastasios Dougas, avokati i familjes, thotë në protothema.gr se ka informacione se vajza është duke u mbajtur pa dëshirën e saj nga dy burra. Ai nuk përjashton mundësinë që ata të kenë bërë ndryshime në pamjen e 19-vjeçares.

“Informacioni që kemi është se ajo po mbahet nga dy burra kundër vullnetit të saj. Në fakt, ata e kanë parë atë në Volos dhe Athinë, është saktësisht e njëjta dëshmi. Pas dimensionit që ka marrë çështja, mendoj se mund të ketë pasur disa ndryshime në pamjen e 19-vjeçares, mund t’i kenë prerë flokët, mund t’i kenë vendosur paruke, nuk e di. Hetimet janë duke vazhduar dhe apeli ynë është që kushdo që di asgjë, të flasë edhe në mënyrë anonime”, tha Dougas

Burimi Tpz.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit