E zhdukur prej një muaji, vritet barbarisht nëna e 3 fëmijëve

E zhdukur prej një muaji, vritet barbarisht…

Tara Strozier u raportua e zhdukur 1 muaj më parë dhe policia ishte ngritur në këmbë për kërkimin e saj.

Të njëjtën gjë bënë dhe familjarët që më pas u hasën me një lajm të tmerrshëm.
Trupi i nënës së tre fëmijëve u gjet i zhytur në një pellg. Por ajo që e bënte më të rëndë ngjarjen ishte mënyra e vdekjes së saj.

Policia mësoi se 40-vjeçarja u rrëmbye, u torturua dhe më pas u vra barbarisht.
Ajo u gjet e vdekur në Rock Island, përgjatë vijës shtetërore Oklahoma-Arkansas.

Ndërkohë, tre persona janë arrestuar në lidhje me vdekjen e gruas, Alex Davis, 30 vjeç, Austin Johnson, 23 vjeç dhe Kaelin Hutchinson, 24 vjeç.

Detektivët besojnë se Strozier u torturua në një shtëpi të braktisur, para se të vritej dhe trupi i saj të hidhej në ujë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit