E zhveshi, rrahu dhe torturoi me pranga gjithë natën, gruaja rrëfen skemën se si e vrau burrin dhunues

E zhveshi, rrahu dhe torturoi me pranga…


Mediet turke kanë publikuar detaje nga krimi i një viti më parë ku gruaja vrau burrin pasi ky i fundit e kishte torturuar gjithë natën, duke e zhveshur dhe rrahur teksa ishte e lidhur edhe me pranga.

Melek Ikep vrau me çifte në mëngjes bashkëshortin e saj pasi ky i fundit e kishte mbyllur në një dhomë për të shkuar në punë me premtimin se në kthim do ta ekzekutonte.

Pas krimit, gruaja thirri policnë dhe u dorëzua, ndërsa policët panë se ajo kishte të nxira në të gjithë trupin, përfshirë edhe fytyrën.

Së fundmi, İpek u dërgua në shtëpinë ku ndodhi incidenti nën mbikëqyrjen e ekipeve të Komandës së Xhandarmërisë Provinciale të Antalias, dhe ju këkrua të tregonte se si e përdori armën ndërsa ishte e prangosur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit